LajmeMaqedoni

Kërkohet dorëheqje e Stoilkoviqit! BDI: Stoilkoviq të distancohet nga agjendat anti-perendimore

Para dyerve të Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, tw udhwhequr nga zv kryeministri Ivan Stoilkoviç,

Forumi Rinor i BDI ka kërkuar dorëheqjen e tij, pasi sipas tyre, dhënja e dekoratave nga Dodik për Stoilkoviçin është fyerje për popullin shqiptar.

“Dhënia e dekoratës “Vojvoda Vuk”  zv.kryeministrit, Ivan Stoilkoviçit nga shoqata Serbe e vullnetarëve të luftës së viteve 1912-1918 është një fyerje e rëndë për popullit shqiptar dhe një tallje e hapur me histroinë tonë të dhimbshme.”

Nga forumi rinor i BDI thonë se kjo është mbështetje për projektin e hapur për botën Serbe dhe agjendën Ruse, dhe ai paraqet vegël e projekteve destabilizuese

“A është kjo fytyra e qeverisë që i premtoi qytetarëve barazai dhe integrim euroatlantik si mund të heshtet kur një njeri që duhet të mbroj marrëveshjen e Ohrit të shpërbehet për glorifikimin e atyre që masakruan popullsinë shqiptare shqiptarët në vitet 1912-1018 por sikur kjo mos të mjaftonte vazhdojnë me vizitën zyratre dhe me përqafimet së bashku me Millorad Dodikun liderin e projktit të ndajres dhe shkatërimin e rajonit.”

Të rinjtë e BDI-së pwrvec dorëheqjes nga Stoilkoviçit kwrkuan edhe distancimin e tij prej agjendave, sipas tyre, antiperendimore. Ndryshe, zv, kryeministri dhe ministry për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkovic, ka pranuar dekoratë “Vojvoda Vuk” nga shoqata Serbe e vullnetarëve të luftës 1912-1918, e kjo ka ngjallur reagime të shumta në opinion. /tvklan.mk

 

Show More

Related Articles

Back to top button