“PËR VENDIN S`KA ALTERNATIVË TJETËR PËRPOS BE-së”
Çdokush që është kundër referendumit ose mbështet Qeverinë për miratimin e Kornizës Negociuese me BE-në, është instalim I pushtetit. Një akuzë të këtillë drejtuar opozitës shqiptare lansoi dje në opinion lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Ai, siç njofton Klan M, ka shfaqur dilemë nëse partitë opozitare shqiptare janë variant rezervë I Qeverisë.
Kanë reaguar partitë opozitare shqiptare. Për deputetin e ASH-së, Halil Snopçe, siç njofton KlanM, çdo nismë që largon vendin nga Bashkimi Evropian do të kundërshtohet nga ai dhe partia që përfaqëson.
“Në lidhje deklaratën e Mickoskit ne asnjëherë nuk do të luajmë lojën e vazalit si çka luajtur BDI-ja në të kaluarën me VMRO-DPMNE-në dhe siç po luan tani me LSDM-në. Pra ASH-ja është e shqiptarëve dhe është e popullit. Në asnjë mënyrë nuk është as e Qeverisë e as e VMRO-DPMNE-së” – deklaroi Halil Snopçe nga ASH-ja.
Vendimet e Lëvizjes Besa janë autonome thotë Arijanit Hoxha. Sipas tij, vendimarrja politike aspak nuk varet nga partitë politike të bllokut maqedonas.
“Duke qenë të mësuar me parterin e tyre BDI-në dhe duke i konsideruar ata, jo si partner por si vartës politik të partive maqedonase si duket e kanë ngatërruar adresën dhe kanë menduar se edhe Lëvizja Besa mund të jetë parti e cila mund të varet nga veprimet politike të njërës palë apo palës tjetër. Neve na vjen mirë që kjo çështje u hap që ta përsërisim edhe njëherë atë që e kemi thënë se Lëvizja Besa vendimmarrjen politike e ka autonome dhe nuk varet aspak nga qendrimet politike nga partite maqedone” – deklaroi Arijanit Hoxha nga Lëvizja BESA.
Partitë opozitare shqiptare, sikurse mbështetën në Kuvend propozimin francez, sic njofton KlanM, janë shprehur se do të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës, pasi sipas tyre Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përpos Bashkimit Evropian.