Manchester City shpenzoi rreth 212 milionë euro për nënshkrimin e lojtarëve të rinj në afatin kalimtar të janarit.
Pas afatit kalimtar, është bërë e qartë se shpenzimet e Cityt të përgjithshme eklipsojnë lehtësisht atë që disa liga kanë shpenzuar kolektivisht për transferime.
Megjithatë, klubi nga Etihad përveç klubeve ka eklipsuar edhe kampionatet elitare evropiane, përveç Series A (227 milionë dollarë).
Për kontekstin, kostoja totale e transferimeve për të gjitha klubet e Ligue 1 është 209 milionë dollarë.
Bundesliga (172 milionë dollarë) dhe La Liga (26 milionë dollarë) renditen edhe më poshtë në atë listë, gjë që tregon se sa shumë shpenzoi City.
Omar Marmoush (75 milionë euro), Nico Gonzalez (60 milionë euro), Abdulkhadir Khusanov (40 milionë euro) dhe Vitor Reis (37 milionë euro) janë blerjet e Cityt këtë afat kalimtar. /Telegrafi/