LajmeSport

Barcelona fiton me 10 lojtarë dhe i bën presion skuadrave të Madridit

I zakonshmi Levandovski ishte ai që kaloi në avantazh skuadrën në minutën e 7-të por festa nuk zgjati shumë pasi Vargas riktheu baraspeshën pas dy minutash lojë. Kështu u mbyll pjesa e parë.

Pjesa e dytë foli totalisht për Barcelonën e cila shënoi 3 gola dhe ngeli me 10 lojtarë. Fermin Lopez tundi rrjetën në minutën e 46-të dhe në të 62-ën u ndëshkua me karton të kuq. Golat e tjerët u shënuan nga Rafinja dhe Garsia.

Me këtë fitore Barcelona mbetet në vendin e 3-të por shkon në kuotën e 48 pikë dhe iu bën presion dy skuadrave të kreut, Reali që ka 50 pikë dhe Atletikos me 49 pikë.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk