![](https://globi.mk/wp-content/uploads/2025/01/640-0-1738138762x1725016844-2993-135.jpg)
Liga e Kampionëve rikthehet sërish para ekraneve, ku tashmë do të zhvillohet faza e “play-off”-it. Të gjitha skuadrat që u pozicionuan nga pozita e nëntë deri në atë të 24-të, do të ndeshen me njëra-tjetrën me dy ndeshje në sistem vajtje-ardhje.
Ato skuadra që arrijnë kualifikimin do të kenë pastaj mundësinë të ndeshen në fazën tjetër me skuadrat që përfunduan në tetë pozitat e para në tabelë. Vëmendja kryesore padyshim është tek klasikja evropiane mes Man. Siti dhe Real Madridi.
Kjo sfidë që tashmë është shndërruar në ‘rutinë’ gjatë viteve të fundit, premton spektakël të garantuar për 180 minuta. Tek ‘Los Blancos’ do të ketë mungesa të theksuara pasi Karlo Ançeloti nuk do të jetë në gjendje të llogarisë në shërbimet e disa futbollistëve si Eder Militao, Dani Karvahall, David Alaba, Antonio Rudiger dhe Lukas Vaskez.
Përveç këtij takimi në program për t’u zhvilluar gjatë ditës së sotme janë edhe tri ndeshje të tjera:
Brest – Paris Saint-Germian (18:45)
Juventus – PSV (21:00)
Man City – Real Madrid (21:00)
Sporting Lisbon – Borussia Dortmund (21:00)