LajmeMaqedoni

Mickoski: Do të propozoj që marketet të publikojnë çmimet e produkteve të tyre

Kryeministri Hristijna Mickoski, në seancën e sotme të qeverisë tha se do të propozojë një masë për çmimet e larta të produkteve ushqimore bazë, e ajo është që të gjitha supermarketet e mëdha të shpallin publikisht çmimet e produkteve të tyre.

“Të gjitha zinxhirët e këtyre hipermarketeve duhet të kenë një faqe publike në të cilën do të publikojnë të gjitha çmimet e të gjitha produkteve që kanë në tregjet e tyre. Që qytetarët të shohin qartë se cilat janë çmimet dhe të vendosin vetë. Siç kanë disa vende në botë, le t’i ndjekim ato trende”, tha Mickoski në pyetjen e gazetarit se çfarë masash do të ndërmarrë Qeveria për uljen e çmimeve.

Ai theksoi se janë duke u shqyrtuar disa masa për uljen e çmimeve të produkteve, por vendimi do të merret pas informimit dhe analizës së Inspektoratit Shtetëror të Tregut në seancën e sotme të Qeverisë.

Ndryshe, të premten e kaluar një pjesë e qytetarëve sërish bojkotuan marketet e mëdha në vend, duke shprehur revoltën për çmimet e produkteve bazë./Telegrafi/

 

Show More

Related Articles

Back to top button