LajmeMaqedoni

Kapet drogë në “Bogorodicë”! Ngarkesa si destinacion përfundimtar kishte Turqinë

 

Byroja për Siguri Publike pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtoria doganore në një aksion të përbashkët kanë zbuluar një sasi të madhe droge në vendkalimin kufitar Bogorodicë.

Jozyrtarisht, në  pikën kufitare  “Bogorodicë” në mënyrë të koordinuar është prerë kanali për kontrabandë me narkotikë. Ekipet e Doganës dhe policisë që nga mbrëmja e djeshme kanë kryer kontrolle të detajuara në kamionë në “Bogorodicë”.

Droga është gjetur në një kamion me marka maqedonase, i cili ishte i ngarkuar me letra të ricikluara, sipas të dhënave fillestare, nga Kosova ka hyrë në vend dhe është dashur të shkojë në Greqi, e prej andej në Turqi si destinacion i mundshëm përfundimtar.

Më shumë detaje rreth aksionit bëhen të ditura gjatë ditës.

Bashkëpunimi dhe aktivitetet e përbashkëta institucionale dëshmojnë vendosmërinë për të luftuar krimin dhe korrupsionin në çdo fushë.

 

 

Show More

Related Articles

Back to top button