LajmeMaqedoni

Mjekët amë kërkojnë më shumë para, kapitacioni të mbërrijë 100 denarë

Vazhdojnë bisedimet për rritjen e kapitacionit për mjekët amë dhe për momentin nuk ka ndonjë vendim konkret. Bisedimet pritet të përfundojnë deri në mesin e muajit mars. Nga Fondi Shëndetësor nuk tregojnë nëse do të plotësohet kërkesa e Shoqatës së Mjekëve Privatë që kapitacioni i mjekëve amë të rritet në 100 denarë.

“Për momentin po zhvillohen negociata në nivel të grupeve të punës mes përfaqësuesve të Shoqatës së Mjekëve të Zgjedhur dhe përfaqësuesve të Fondit të Sigurimit Shëndetësor. Pritet që këto bisedime të përfundojnë kah mesi i marsit 2025, ndërsa marrëveshja e arritur do të zbatohet nga 1 prilli”, thonë nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor.

Nga Shoqata e Mjekëve Privatë shprehen optimistë se këtë vit do të realizohet kërkesa e tyre.

“Ne këtë vit kemi negociuar me Fondin, me të gjithë koordinatorët dhe kishim dy takime pune të veçanta për dënimet dhe për masat parandaluese, të cilave u kemi dhënë vëmendje pasi mendojmë se janë shumë të rëndësishme masat parandaluese për pacientët dhe na duhet kohë që kjo të realizohet, kështu që mendojmë se këtë vit kemi pasur bisedime të suksesshme. Edhe për pikat e kapitacionit presim që nja 1 prilli të jenë 100 denarë”, tha Lilija Çollakova Derishova, Kryetare e Shoqatës së Mjekëve Privat.

Sipas Shoqatës së Mjekëve Privat rritja e kapitacionit për mjekët e familjes është e nevojshme për të mbështetur mjekët amë. Për herë të fundit më 1 janar të vitit 2023 kishte rritje të kapitacionit nga 63 në 75 denarë./Alsat.mk

 

Show More

Related Articles

Back to top button
Globi.mk