LajmeRajon

Alarm për bombë në një shkollë në Tiranë, evakuohen stafi dhe nxënësit

Një alarm për bombë në një shkollë ka ngritur në këmbë policinë e Tiranës mesditën e së premtes.

Sipas raportimeve paraprake, alarmi për bombë është dhënë përmes një mesazhi me email, gjë që ka detyruar mësuesit të nxjerrin nxënësit jashtë.

Në mesazhin e shkruar në anglisht thuhej se në ambientet e shkollës ishte vendosur një bombë, e cila do të shpërthente për 43 minuta.

Shërbimet e Policisë dhe Njësia Antieksploziv kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë evakuimin e nxënësve dhe stafit të shkollës.

Ndërkohë, që Shërbimet e Policisë, strukturat e Antiterrorit në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e dërguesve të këtij e-maili kërcënues në drejtim të shkollës.

 

Show More

Related Articles

Back to top button