
Gjatë agjërimit, trupi hyn në një gjendje të vetëpastrimit dhe riparimit. Nutricionistët thonë se si rezultat i qëndrimit disa orë pa ushqim, ndodh procesi i autofagjisë, një mekanizëm ky, që eliminon qelizat e dëmtuara dhe rigjeneron indet duke ndihmuar në mbrojtjen nga sëmundjet kronike.
“Agjërimi përveç se ka përfitime shpirtërore, ka edhe përfitime shëndetësore. Njëra dhe më e rëndëshishmja nga ato është autofagia. Autofagia është një process i cili I largon qelizat e dëmtuara ose të vdekura nga trupi jonë. Kemi përfitim domethënë I parandalojmë sëmundjet degjeneruese të sistemit nervorë, diabetin, tensionin e lartë dhe sëmundjet e ndryshme të zemrës”, tha Arlinda Memedi, nutricioniste .
Por nutricionistët rekomandojnë për kujdes gjatë ngrënies së iftarit dhe syfyrit, duke nënvizuar se në shumicën e rasteve, menytë tona të iftarit janë shumë të rënda, ndërsa as në syfyr nuk hahet ushqimi adekuat, gjë që ul përfitimet që i ofron agjërimi, ndërsa ndikon edhe në dehidrimin e trupit.
“Fillimisht do të fillojmë me syfyrin, shpesh dijmë të konsumojmë produkte të procesuara të mishit, suxhuku, sallama, pashteta etj. Që vërteta kanë një sasi të lartë të kripës që na çon edhe në etje gjatë ditës. Ndërsa gjatë iftarit, përherë e ceki, është shumë me rëndësi që iftarin përherë ta fillojmë me një gotë ujë, një hurmë, një sup dhe pak sallatë dhe më pas bëjmë një pauzë minimum 15 min”, shtoi ajo.
Memedi thotë që të kihet kujdes në ëmbëlsirat që konsumohen, duke nënvizuar se zgjidhje më e mirë janë frutat, rekomandon të pihet të paktën 2 litër e gjysmë ujë nga iftari deri në syfyr, ndërsa në syfyr rekomandon të shmangen çaji i zi dhe kafeja pasi poashtu shkaktojnë dehidrim.