Shkup, 26 korrik – Me rastin e përvjetorit të tërmetit katastrofik në Shkup në vitin 1963, një delegacion i Qeverisë i kryesuar nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq nën shoqëriminë e ministrit të Drejtësisë, Nikolla Tupançevski dhe zëvendësministrit të Drejtësisë, Agim Nuhiu sot vendosën lule në Memorialin e viktimave të tërmetit në Varrezat e qytetit në Butel në Shkup.
Sivjet shënohet 59 vjetori i tërmetit katastrofik që ndodhi në Shkup më 26 korrik 1963. Në tërmet jetën e humbën 1.070 persona, sndërsa u lënduan të paktën 3 mijë persona ndërsa rreth 200 mijë shkupjanë mbetën pa shtëpitë e tyre.
“Dita e përkujtimit të tërmetit të Shkupit është edhe një ditë kur shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë ata që me dashuri dhe solidaritet morën pjesë në ndarjen e dhimbjes me të mbijetuarit dhe që morën pjesë në rindërtimin e qytetit. Shkupi është bërë qytet solidariteti, vend ku janë bashkuar mesazhet dhe lutjet për mbështetje dhe për ndarjen e dhimbjes, për humbjen”, kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë.
Nderime ndaj viktimave të tërmetit bënë edhe një përfaqësues i Kabinetit të presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, një delegacion i Kuvendit, ambasadorë dhe delegacione të përfaqësive diplomatiko-konsullore në Maqedoninë e Veriut