LajmeMaqedoni

Dënime me kusht për protestuesit e dhunshëm të cilët pranuan fajin

7 protestues të dhunshëm të cilët më 5 korrik morën pjesë në turmën e cila u përlesh me policinë gjatë protestave para Kuvendit kundër propozimit francez, pas pranimit të fajit janë dënuar me kusht. Të akuzuarit mund të dënohen me 2 vite burg efektiv në rast se brenda katër viteve të ardhshme kryejnë vepër penale. Fajin për pjesëmarrje në turmë e cila kryen vepër penale e pranuan të akuzuarit: Mlladen Ristovski, Ivan Josifovksi, Sllavço Simonovski, Bojan Stefanovski, Nikolla Mihajllovski, Viktor Stojkov dhe Shtefan Shuman./ AlsatM/

Show More

Related Articles

Back to top button