
Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me kontrollet ndaj shoferëve në komunikacion. Siç bëjnë të ditur nga MPB ditën e djeshme në të gjithë territorin e vendit kanë konstatuar 1001 kundërvajtje në komunikacion, nga të cilët 279 shoferë janë gjobitur për tjekalim të shpejtësisë, transmeton TV21.
“Dje në territorin e mbarë vendit 1001 kundërvajtje në komunikacion, 279 për vozitje të shpejtë
Në kuadër të aktiviteteve të djeshme (09.04.) të punonjësve policorë nga të tetë sektorët e punëve të brendshme në kuadër të Byrosë së Sigurisë Publike në MPB, në lidhje me kontrollet e intensifikuara në komunikacion për respektimin e rregullave dhe dispozitave të qarkullimit rrugor në mbarë vendin, janë lëshuar 1001 urdhërpagesa, më së shumti gjatë këtij muaji.
Trendet statistikore sa i përket dispozitave ligjore në bazë të të cilave janë konstatuar kundërvajtjet e kryera, në përputhje me Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor, mbeten identike si më parë, kështu që më të shumtat janë kundërvajtjet e parkimit të paligjshëm (241), pasuar nga kundërvajtjet e bazuara në drejtimin e automjetit me shpejtësi të papërshtatur (279). Ajo që bie në sy për ditën e djeshme është fakti se janë regjistruar 178 shkelje të kryera nga këmbësorët.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 84 pjesëmarrës në komunikacion të cilët nuk posedonin patentë shofer, në nëntë raste janë zbuluar vozitës të dehur, gjashtë vozitës kanë kaluar në semafor të kuq, ndërsa është gjobitur edhe një shofer trotinetit elektrik. Gjithashtu janë shqiptuar 39 gjoba kundërvajtëse për mos vendosje të rripit të sigurimit, një kundërvajtje për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe 34 urdhërpagesa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit.
Gjithashtu janë larguar nga qarkullimi gjithsej 22 automjete, 8 prej të cilave me defekte teknike dhe 14 të paregjistruara”, bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme.