LajmeMaqedoniRajon

ARRIHEN MARRËVESHJET, SHQIPËRIA DO T’I FURNIZOJË ME QYMYR, MAQEDONIA DHE SERBIA DO TË LEJOJNË TREGTINË E GRURIT DHE MISRIT

Pas një sërë takimesh ditën e sotme është arritur marrëveshja mes palës shqiptare asaj maqedonase dhe serbe për furnizimin me qymyr.

Në takimet e zhvilluara mes Zëvendëskryeministri të Serbisë, Zëvendëskryeministri të Maqedonisë së Veriut, ish- Zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, ministres së Financave Delina Ibrahimaj, ministres së Bujqësisë Frida Krifca dhe ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe përfaqësuesve të bizneseve është rënë dakord për një sërë marrëveshjesh, ku një prejtyre ishte furnizimi i Serbisë dhe Maqedonisë me qymyr nga Shqipëria që ato të prodhojnë energji elektrike.

Ndërsa, Serbia dhe Maqedonia do të heqin kufizimet për të furnizuar Shqipërinë me produkte ushqimore, konkretisht me grurë, misër, vaj dhe sheqer.

Të gjitha dakordësitë e arritura do të materializohen në marrëveshje dhe memorandume, në mbledhjen e qeverive në 1 shtator që do të zhvillohet në Beograd.

Show More

Related Articles

Back to top button