LajmeMaqedoni

Bërnabiq arrin në Shkup, pritet nga Mariçiq

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në aeroportin e Shkupit e priti kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila sot do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Mariçiqi, siç informojnë nga kabineti i tij i dëshiroi mirëseardhje dhe shprehu kënaqësi të madhe nga takimi i saj, duke theksuar se vizita e kryeministres Bërnabiq, në kohë të sfidave me të cilat përballet Evropa dhe rajoni, do ta shfrytëzojnë për të biseduar në temat lidhur me avancimin në eurointegrimet e dy vendeve mike, bashkëpunimin e ndërsjell dhe rreth përgatitjeve dhe aktiviteteve të Samitit të “Ballkanit të Hapur”.

Bërnabiq, sot së pari do të realizojë takim pune me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, në të cilin i pranishëm do të jetë edhe zëvendëskryeministri Mariçiq dhe më pas, siç është paralajmëruar së bashku e Kovaçevskin do të marrë pjesë dhe do të ketë fjalim në Samitin që e organizon “Maqedonia 2025”.

Show More

Related Articles

Back to top button