
Interi dhe Arsenali i janë bashkuar Barcelonës dhe PSZH-së në katërshen gjysmëfinaliste të Ligës së Kampioneve të edicionit 2024-2025. Ajo që i mungonte me shumë katërshes së më të mirëve ishte skuadra e Arsenalit, e cila kishte që nga viti 2009 që nuk i gëzohej një arritje të tillë.
Anglezët do të ndeshen me PSZH-në në turin tjetër, ndërsa Barcelona do të përballet me Interin.
Ajo që bie në sy është se pas 16 vitesh, në fazën me katër më të mirat nuk do të jetë pjesëmarrëse asnjëra mes Real Madridit, Bajern Munihut dhe Liverpullit. Në atë sezon, të vitit 2009, suksesi i shkoi në fund, Barcelonës.