LajmeMaqedoni

Taravari: Përdor metoda të një mentaliteti politik të vjetër, disa nuk ndryshojnë asnjëherë

Thirrjet për ndryshim, Arben Taravari i quan qesharake dhe nga persona që vet përdor metoda të një mentaliteti politik të vjetër, që siç thotë, ndryshimi fillon nga vetja, por disa nuk ndryshojnë asnjëherë.

“Një nga thirrjet më qesharake është apeli për ndryshim nga dikush që vet përdor metoda të një mentaliteti politik të vjetër.

Ndryshimi fillon nga vetja por për dikë kërkon më shumë kohë e për dikë më pak…fatkeqsisht ka disa që nuk ndryshojnë dot asnjëherë!

Aleanca ka një motiv që e mban gjithnjë në lëvizje dhe ai është Kushtrimi i Njerëzve!

Lum kush e dëgjon sepse e ka të lehtë rrugën drejt Fitores!

Dhe fitorja më e madhe janë Njerëzit dhe jona sapo ka filluar”, thotë Taravari!

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk