LajmeSport

Ançeloti largohet nga Reali pas finales në Kupën e Spanjës?!

Trajneri italian, Karlo Ançeloti mund të largohet nga Real Madridi para se të përfundojë sezoni aktual 2024/25. “Sky Sport” raporton se Ançeloti do të largohet nga klubi spanjoll menjëherë pas finales së “Copa del Rey”.

Real Madridi me 26 prill luan finalen e Kupës së Spanjës ndaj Barcelonës. Trajneri italian dëshpëroi tifozët pas eliminimit nga Liga e Kampionëve nga Arsenali, duke u mposhtur si në shtëpi, ashtu edhe si mysafirë.

Nuk dihet ende se kush mund të jetë zëvendësuesi i Karlo Ançelotit, por flitet se Jyrgen Klop dhe Çabi Alonso janë favoritët kryesor për t’u ulur në stolin madrilen./Indeksonline/

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk