LajmeSport

Juventusi me 6 lojtarë në dilemë për ndeshjen ndaj Parmës

Te Juventusi ka disa lojtarë për t’u monitoruar përpara ndeshjes të së hënës në mbrëmje në Parma.

McKennie dhe Koopmeiners, të cilët dolën të lënduar nga ndeshja kundër Lecces, vazhduan stërvitje më vete, por gjendja e tyre nuk duket shqetësuese.

Atyre iu bashkuan Yildiz dhe Renato Veiga, gjithashtu të dëmtuar.

Situata më problematike duket me turkun, i cili gjatë seancës stërvitore të mëngjesit të së mërkurës pësoi një traumë në kofshën e djathtë.

Situata e tij do të vlerësohet dita-ditës, me shpresën se do të rikuperohet.

Gjithsesi, prania e tij në “Tardini” është në dyshim.

Ndërsa mbrojtësi portugez nuk u stërvit për shkak të simptomave të gripit.

Perin dhe Mbangula gjithashtu vazhduan përgatitjen veçmas.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk