
Inspektorati i Tregut në kërkim të tregtarëve që i kanë rritur çmimet para festës, por i “gjuan” edhe ata që nuk i publikojnë çmimet në ueb faqet e tyre. Obligimi për publikimin e çmimeve nisi sot, ndërsa të gjithë tregtarët e mëdhenj, të mesëm dhe të vegjël kishin 45 ditë që të adaptohen dhe të fillojnë ta zbatojnë.
Ministri i ekonomisë Besar Durmishi i hodhi poshtë kërkesat e një pjese të tregtarëve për prolongim të masës, duke thënë se kanë kohë dhe resurse të mjaftueshme, si materiale edhe njerëzore, për ta zbatuar. Megjithatë la hapësirë për t’i shqyrtuar vërejtjet për rastet e ashtuquajtura “kufitare”, sidomos te kompanitë farmaceutike të cilat nuk munden të adaptohen lehtë për shkak se janë afër minimumit ligjor për 10 të punësuar.
Durmishi tha se ISHT do t’i dënojë ata që nuk e respektojnë ligjin.
Për mosrespektimin e Ligjit për publikimin e çmimeve në ueb faqe është deri në 10 mijë euro. Sipas Durmishit, qëllimi i këtij ligji është për transparencë më të madhe dhe për informimin e qytetarëve për çmimet por edhe për ndryshimet e tyre. Çmimet duhet të përditësohen në nivel ditor, më së voni deri në 10 orën të mëngjesit.