LajmeRajon

Bogujevci i reagon AAK-së: Nuk jeni ju ata që na tregoni se kush duhet me qenë zot i shtëpisë

Deputetja e Vetëvendosjes  Saranda Bogujevci ka reaguar pas kërkesës së opozitës që ajo të propozohet për Kryetare të Kuvendit.

Bogujevci këtë  kërkesë e ka cilësuar si të pasinqertë.

Ajo ka thënë se nuk janë ata (opozita) që iu tregojnë se kush duhet të jetë i zoti i shtëpisë pasi e ka vendos populli me votë.

AAK-ja ka thënë se do ta votonte Saranda Bogujevcin për kryetare të Kuvendit, edhe PDK-ja ka kërkuar kompromis lidhur me emrin.

“Propozim nga ata që nuk e kanë të drejtën për me propozu, tek ata që dojnë me determinu rrjedhen e politikës tane, ama për vete mos me ju perzi kërkush,e deri tek studiot televizive ku nuk lanë gjë të zezë pa thane deri dje, përfshi edhe kur thonin se si une jam amatere dhe nuk jam e denj për me udhëheqë seancë e tash qenkam personi i preferuar për pozitën e kryetares së Kuvendit. Shumë interesant” ka shkruar Bogujevci në Facebook./21Media

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk