LajmeSport

Distria s’ka të ndalur, kalon në gjymsëfinale të Evropianit në Podgoricë

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale në garat deri në 52 kilogramë, të Kampionatit Evropianit të xhudos që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Distria i nisi garat pa luftë në raundin e parë, ndërsa në raundin e dytë apo në fazën e 1/8-tës pati punë me kundërshtaren serbe, Milica Nikoliç, të cilën e mposhti pas një dominimi. Xhudistja pejane ishte e papërmbajtshme edhe në çerekfinale ndaj xhudistes holandeze, Naomi van Krevel.

Në këtë luftë, Distria fillimisht mori një pikë me ‘vaza-ari’, pastaj e mposhti me ipon duke kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian. Në gjysmëfinale, pejania do të ndeshet me spanjollen Ariane Toro Soler.

Vlen të theksohet se në Kampionat Evropian garoi edhe xhudistja jonë tjetër, Laurine Gashi, e cila u eliminua në rrethin e parë.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk