LajmeSport

“Këpuca e Artë”: Sallah në epërsi, por me më pak gola!?

“Këpuca e Artë” i jepet futbollistit që ka shënuar më shumë gola gjatë një sezoni në të gjitha ligat në Europë. Futbollisti i Liverpullit, Muhamed Sallah është duke kryesuar këtë listë me 27 gola.
Edhe pse sulmuesi egjipitan ka më pak gola se lojtari i Sporting Lisbonës, Viktor Gyokeres (34), për shkak të koeficientit i prinë listës me 54 pikë, tri më shumë se lojtari suedez.
Në pozitën e tretë është Robert Levandovski. Sulmuesi i Barcelonës ka shënuar 25 gola dhe ka grumbulluar 50 pikë.
Hari Kejn me 24 gola qëndron në pozitën 4-të, i ndjekur nga sulmuesi i Atalanta-s, Mateo Retegui (23 gola/ 46 pikë).

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk