
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka quajtur “lojë nervash” procesin e konstituimit të Kuvendit, pas dështimit të përpjekjes së pestë për konstituim të legjislaturës së nëntë.
“Vërtetë është një lojë nervash, por gjithmonë konstituimi i institucioneve ka rrugën e vet dhe vështirësitë e veta”, ka thënë ai.
Limaj po ashtu ka thënë se beson që në ditët në vijim do të ketë angazhim për të dalë nga ngërçi në Kuvend.
“Kosova nuk e ka luksin me mbet pa institucione. Shpresoj se do të gjendet. Institucionet bëhen përmes rrugëve të njohura, ashtu siç bën bota e qytetëruar. Shpresoj se kjo do të ndodhë”, ka thënë ai.
Limaj dhe dy deputetet e tij të mërkurën abstenuan në propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje që Albulena Haxhiu të jetë kryeparlamentare. Emri i saj sërish mori 57 vota pro. Seanca u shty për të premten.