LajmeMaqedoni

Ahmeti priti Surroin: Të bashkuar ngadhënjejmë drejt rrugës së integrimit në BE

Sot në selinë e BDI-së në Tetovë, kryetari i partisë Ali Ahmeti ka pritur publicistin nga Kosova, Veton Surroi. Bisedë e takimit ishin ndodhitë e rajonit, orientimi pro-perëndimor dhe përgjegjësitë drejt së ardhmes europiane të dy vendeve.

Ky është statusi i plotë i kryetarit të BDI-së:

Mirëprita sot prita në takim publicistin e mirënjohur nga Kosova, Veton Surroin me të cilin bashkëbiseduam mbi momentumin politik në të cilin ndodhet rajoni, rëndësinë e ruajtjes së orientimit properëndimor të vendeve tona dhe përgjegjësitë e së ardhmes europiane.

Diskutuam bashkë edhe mbi perspektivën progresive që do të krijojë rrumbullakësimi i projekteve të ndërlidhjes më efikase mes vendeve tona si: Korridori 8, Rruga e Arbërit, rruga Tetovë – Prizren, vendkalimi i përbashkët kufitar dhe të gjitha marrëveshjet e nënshkruara të bashkëpunimit në sfera të ndryshme.

Duhet të bashkojmë forcat për të ngadhënjyer bashkë në rrugën pa alternativë tjetër, atë të integrimit në Bashkimin Europian.

Show More

Related Articles

Back to top button