
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen u takua sot me kryenegociatorin Besnik Bislimi.
Pas deklarimit të Sorenseit për media, i cili tha se është duke u punuar e nuk dha më shumë detaje, këto të fundit i dha Bislimi përmes një komunikate për media.
Sipas kësaj komunikate, Sorensen dhe Bislimi biseduan rreth zbatimit të marrëveshjeve të ndryshme të nivelit teknik, e më tej u theksua edhe rëndësia e fillimit të diskutimeve të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit në kuadër të procesit të dialogut.