LajmeMaqedoni

Onkologjia Shkup: Terapia biologjike ka mbërritur, buxheti është rritur, po blejmë shtatë ilaçe të reja

Një pjesë e terapisë që mungonte në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë ka mbërritur. Nga atje thonë se pacientët do të njoftohen se kur të vijnë për aplikimin e terapisë dhe për marrjen e terapisë me tableta, raporton Telma, transmeton Portalb.mk.

Ata shtojnë se buxheti është rritur dhe po blejnë shtatë ilaçe të reja për lloje të ndryshme të kancerit. Kriza e disa terapive zgjati për një muaj dhe pacientët onkologjikë ishin të frikësuar, në panik dhe të shqetësuar për mungesën dhe sa kohë do të zgjaste ajo.

Kujtojmë se në fund të janarit, pacientët onkologjikë ngritën alarmin se një pjesë e madhe e barnave që marrin si terapi biologjike për mjekim, sërish mungonin.

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari nga ana tjetër, së fundmi tha se nuk ishte në dijeni që pacientët onkologjikë nuk kishin terapi.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk