Negotinë, 27 korrik– Drejtori i QMK-së, Stojançe Angelov herët në mëngjes me helikopter policie ka zbuluar tre zjarre aktive, informojnë nga QMK-ja.
Zjarri më i madh është në pjesën e zonës së poligonit ushtarak Krivollak, ku mëngjesin e sotëm me veprim ndaj zjarrit filluan një helikopter i armatës dhe një helikopter policor. Depot ushtarake janë të siguruara në mënyrë shtesë dhe janë të sigurta. Në vendin e zjarrit në Krivollak është edhe drejtori i QMK-së Angelov.
“Zjarri i dytë është një zjarr i ri që e kemi vërejtur gjatë zbulimit me helikopter dhe ndodhet në atarin e fshatit. Kalugjericë në afërsi të rrugës kryesore Radovish – Strumicë, ku ishte uzurpuar pylli i dushkut dhe ekzistonte mundësia e zgjerimit, por falë intervenimit të shpejtë të NJTKZ Radovish zjarri është vënë nën kontroll”, theksojnë nga QMK.
Zjarri i tretë i cili është aktiv prej dje është në atarin e fshatit Trebiçino, në komunën e Vasilevës.
Në gjendje gatishmërie për veprim është edhe Er traktori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim.