
Shumica parlamentare është stabile pavarësisht nëse dikush del apo hyn për shkak të trazirave në koalicionin VLEN, thotë kryetari i Kuvendit Afrim Gashi në një intervistë për Radion Evropën e Lirë, përcjell TV21. Ai vlerëson se zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen në afat të rregullt.