LajmeMaqedoni

Qeveria e RMV-së e angazhoi MPB-në t’i rrisë pagat e nëpunësve policorë nga shtatori

Në seancën e sotme të 65-të me radhë janë marrë disa vendime, ndër të cilat Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e angazhoi ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovskin t’i ndërmarrë të gjitha aktivitet e nevojshme për realizim të rritjes së rrogave për të punësuarit në MPB në vlerë prej pesë për qind, duke filluar me pagën e muajit e shtatorit 2022.

Siç njoftoi shërbimi qeveritar për shtyp, Qeveria solli një konkludim të këtillë pas njoftimit nga Ministria e Punëve të Brendshme se në buxhetin e MPB-së për vitin 2022 janë paraparë mjete për rritjen e këtillë prej muajit shtator dhe me qëllim që të bëhet ndryshim në vendimin për vlerën e pikëve.

Në fillim të mbledhjes, kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministrat me një minutë heshtje i nderuan viktimat e tërmetit katastrofik në Shkup më 26 Korrik të vitit 1963

Show More

Related Articles

Back to top button