LajmeMaqedoni

Nis testimi i specializantëve privatë

Pas paralajmërimeve të shumta se do të bëhet punësimi i 300 specializantëve privatë, sot ka filluar testimi i tyre për punësim. Nëse e kalojnë filtrin do të marrin vendime pune. Ministri i Shëndetësisë tha se 300 punësimet e mbetura, do të realizohen në fund të këtij viti.

“Testohen 89 specializantë privatë, të cilët duhet të punësohen në 13 klinikat universitare. Të hënën janë testimet në fakultetin e Mjekësisë në Tetovë, javën tjetër përsëri kemi këtu testime por edhe në qendrat tjera në Shtip dhe qytete tjera. Jam i sigurt se në fund të javës se ardhshme mbarojnë 300 specializantët e parë, e kalojnë testimit pastaj vjen marrja e vendimeve”, tha Arben Taravari, ministër i shëndetësisë.

Edhe marrja e vendimeve për të punësuarit me kontratë në vepër ishte paralajmëruar për në muajin mars, por drejtori i Fondit Shëndetësor tha se ky proces është vonuar për shkak se sistematizimi i tyre ka marrë ma shumë kohë.

“Për momentin Ministria e Shëndetësisë, Fondi Shëndetësor, Ministria e Financave së bashku me klinikat shëndetësore po punojnë, sistematizimi ka përfunduar dhe po punojnë për pëlqimet dhe ashtu siq klinikat shëndetësore i dërgojnë kërkesat për pëlqime ato miratohen”, u shpreh Sasho Klekovski, drejtor i Fondit Shëndetësor.

Taravari foli edhe për konkurset e mjekëve që duan të vazhdojnë specializimet, i cili tha se nga ana e tyre është kryer kjo procedurë tani më u mbetet klinikave ta bëjnë hapjen e konkurseve./ Alsat.mk

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk