
Mëngjesin e hershëm të së martës një 44-vjeçar ka sulmuar me thikë dy vajzat e tij adoleshente duke lënë të vdekur 15-vjeçaren dhe plagosur tjetrën 11-vjeçare.
Sipas policisë edhe bashkëshortja e tij ka pësuar lëndime. 11-vjeçarja është në gjendje të rëndë.
“Sot me datë 06.05.25 rreth orës 05:57 policia përmes telefonit ka marr informatën se në rrugën “Shote Galica ” në Prizren ndodhet një person I lënduar dhe se emergjenca mjekësore nuk po mund ti jep ndihmë ngase një I dyshuar ndodhet me thik ne dorë. Në atë drejtim janë nisur 4 patrulla policore. Në vend ngjarje është kuptuar se një I dyshuar M.G. viti I lindjes 1981, mashkull ka there me thikë dy vajzat e tij, njëra 15 vjeçare e cila ka mbetur e vdekur në vend ngjarjes dhe tjetra e lënduar rëndë, e cila për momentin në gjendje të rëndë ndodhet në QKUK në Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e policisë.
Bëhet e ditur se i dyshuari ka lënduar veten dhe ndodhet në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Policia e Prizrenit bën të ditur se i dyshuari dhe familjarët e tij janë shtetas turk me banim të përkohshëm në Prizren. I dyshuari është arrestuar dhe policia është duke hetuar rastin.