
Partia Demokratike e Shqipërisë ka bërë me dije se Sali Berisha, kreu i saj, tashmë mund të udhëtojë i lirë drejt SHBA-së. Sipas zyrës së shtypit të Berishës, “E drejta ka vonuar, por është vënë në vend, falë administratës së Presidentit Trump”, referuar emrit të Sali Berishës në listën e zezë amerikane. Nga ana tjetër, për këtë deklaratë ka reaguar edhe kreu I Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili ka ironizuar duke thënë se kjo është një tjetër tallje e Berishës dhe një tru shpëlarje. “Këneta sheh ëndrra madhështore me rrugë qumështi dhe mëndafshi”, ironizoi Rama. Një ditë më parë gazetari amerikan Marc Caputo pyeti Departamentin Amerikan të Shtetit nëse kreu i opozitës në Shqipëri, Sali Berisha mund të vizitojë Shtetet e Bashkuara, ku sipas tij DASH është përgjigjur se Berisha mund të vijë në SHBA. Beteja zgjedhore vazhdon ndërmjet partive politike. Shqipëria është tre ditë larg zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. /Alsat.mk