LajmeRajon

Murati: VV po respekton Kushtetutën, opozita po e bllokon formimin e institucioneve

Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, ka komentuar zhvillimet rreth vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila po përballet me mungesë të kuorumit për votimin e Komisionit për votim të fshehtë.

Në një deklaratë për mediat, Murati theksoi se seanca do të vazhdojë aty ku kishte mbetur, ndërsa kritikoi opozitën për, siç u shpreh ai, mungesë reflektimi dhe barrikadim politik.

“Shpresoj dhe uroj si zakonisht që opozita të ketë reflektuar që të zhbllokohet procesi dhe të ecim përpara në zhbllokimin e institucioneve. Ne kemi bërë çmos që ky proces që nga fillimi i seancës konstituive të ofrojë mundësi dhe ide për zgjidhje që të dalim nga ky ngërç, por e kemi parë që reflektimi ka munguar. Tani ka një bllokadë dhe barrikadim te opozita dhe insiston që të ndryshohet kandidati. Pra, që të mos respektohet e drejta kushtetuese e VV-së, në këtë rast si pari fituese e zgjedhjeve. Seanca do të vazhdoj aty ku ka mbetur, aty ku kemi mbetur është mungesa e kuorumit për vendimmarrje për të votuar Komisionin për votim të fshehtë. Është e pamundur që të dilet apo të ndryshohet nga kjo rrjedhë, sepse jemi në një situatë, ku herën e fundit sikur se dy apo tri herët më parë ka mungesë të kuorumit që po duhet të ndërpritet seanca, për shkak të kourumi”, ka thënë Murati.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk