LajmeRajon

Seanca konstituive dështon për herë të 13-të, partitë refuzojnë votimin e fshehtë

Për të 13-ën herë me radhë ka dështuar mbajtja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila u zhvillua sot në Prishtinë. Edhe pse në sallë ishin të pranishëm 113 deputetë, përplasjet rreth procedurës së votimit vazhduan të bllokojnë formimin e komisionit për votim të fshehtë.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njësoj si në dy seancat e mëparshme, kërkoi që të votohet përmes një procesi të fshehtë, duke ftuar partitë që të propozojnë anëtarët për komisionin votues. Por, propozimi i tij u refuzua nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, të cilat nuk propozuan asnjë emër, duke u thirrur në kundërshtimin me rregulloren e Kuvendit.

Në fund të seancës, 56 vota ishin për, një kundër dhe asnjë abstenim – shifër që nuk mjafton për të çuar procesin përpara. Kryesuesi Dehari njoftoi se seanca e radhës do të mbahet të dielën në orën 10:00.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk