LajmeSport

Mediat: Çabi Alonso ka firmosur kontratë 3 vjeçare me Real Madridin

Sipas të përditshmes spanjolle, “Marka”, Çabi Alonso do të jetë pasardhësi i Karlo Ançelotit në pankinën e Real Madridit. Trajneri italiani paralajmëroi se në fund të sezonit do të largohet nga skuadra madrilene më të cilën arkëtoi 15 trofe në mandate të qëndrimit. Sfida e radhës për Ançelotin do të jetë pankinë e kombëtares së Brazilit dhe Botërori i vitit 2026.

Ndërkohë sipas mediave spanjolle, Çabi Alonso do të firmos kontratën 3 vjeçare me Real Madridin. Alonso filloi karrierën në Spanjë, para se të kalojë në Gjermani, ku së bashku me Bajer Leverkuzenin fitoi titullin kampion, pa asnjë disfatë, ndërsa në Ligën Evropa arriti deri në finale, ku u mund nga Atalanta.

Me marrëveshjen e re, Çabi Alonso nuk do të drejtojë Realin në Botërorin e klubeve, pasi që është caktuar që Santiago Sollari të drejtojë madrilenët në turneun që do të zhvillohet gjatë muajit qershor dhe korrik.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk