LajmeRajon

Presidentja Osmani takon ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk – flasin për bashkëpunimin dhe forcimin e demokracisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar të enjten ambasadorin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, të cilit i uroi mirëseardhje të përzemërt dhe suksese në mandatin e tij të ri.

Gjatë takimit, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për partneritetin e gjatë dhe të qëndrueshëm që OSBE-ja ka ndërtuar me institucionet dhe qytetarët e Kosovës.

Ajo theksoi rolin kyç që ky mision ka luajtur në forcimin e demokracisë, promovimin e qeverisjes së mirë dhe avancimin e sundimit të ligjit në vendin tonë.

Në takim, Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me OSBE-në në procesin e reformave, transparencës institucionale dhe të drejtave të njeriut.

Më tej, Presidentja Osmani theksoi se pret që OSBE-ja do të vazhdojë t`i mbështesë prioritetet kyçe të Kosovës, përfshirë barazinë gjinore dhe përkrahjen e grupeve të margjinalizuara. /Telegrafi/

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk