BotaLajmeRajon

Kaos me fluturimet nga Gjermania, sot e pësojnë 134 mijë pasagjerë

Greva e stafit të administratës së kompanisë Lufthansa -s  ka sjell një kaos të papare më udhëtimet ajrore në Europë.

Sindikata pretendon rritje 9.5% të pagave, duke filluar nga minimumi 350 euro. Në këtë greve janë përfshirë mbi 20 mijë punonjës.

Kjo situatë ka bërë që të paralajmërohet anulimi i mbi një mijë fluturimeve nga aeroportet gjermane të Mynihut dhe Frankfurtit për këtë të mërkurë.

Protesta e thirrur nga sindikata nga mëngjesi I kësaj të mërkurë deri në mëngjesin e të enjtes ( 28 korrik) ka shkaktuar një situatë ta paprecedente në shumë aeroporte.

134 mijë udhëtare do të vuajnë pasojatg në vetëm 24 orë, dhe janë të detyruar të ndryshojnë planet e tyre të lëvizjeve dhe pushimeve.

Në mjaft aeroport ka pasur edhe tension dhe protesta të udhëtareve.

Show More

Related Articles

Back to top button