
Liderët e partive shqiptar në Maqedoni kanë uruar Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet e 11 majit.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij ka uaruar Shqipërinë për mbarëvajtjen e procesit duke theksuar se “Shqipëria dëshmoi edhe një herë pjekurinë e saj demokratike duke kaluar me sukses një tjetër provë të rëndësishme në rrugën drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropia”.
“Shqipëria dëshmoi edhe një herë pjekurinë e saj demokratike duke kaluar me sukses një tjetër provë të rëndësishme në rrugën drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.
Zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë të qetë dhe të rregullt, ku qytetarët ushtruan të drejtën e votës në mënyrë të lirë dhe me një kulturë demokratike që i bën nder jo vetëm vendit, por të gjithë rajonit. Ky është një shembull që afron edhe më shumë Shqipërinë me standardet evropiane.
Uroj që edhe procesi i numërimit të përmbyllet me profesionalizëm dhe transparencë, në përputhje me ligjin dhe vullnetin e qytetarëve.
Shqipëria dhe qytetarët e saj po tregojnë se prej kohësh janë të përgatitur për të qenë pjesë e barabartë e familjes evropiane dhe për të përballuar me përgjegjësi sfidat që sjell kjo rrugë.” shkruan Ahmeti.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një postimi ka uruar kryeministrin Rama për fitoren e madhe të Partisë Socialiste ditën e djeshme
“Përgëzoj kryeministrin e Shqipërisë z.Edi Rama drejt një fitoreje të sigurtë dhe të thellë në Zgjedhjet Parlamentare që u mbajtën dje në Shqipëri. Kjo fitore është një tregues i qartë se shqiptarët duan dhe meritojnë të jenë ylli i ardhshëm i Bashkimit Evropian.”, shkruan Taravari.