I pari i komunës Saraj sot ndau katër vendime pune. Këtë e ka bërë të ditur vetë Blerim Bexheti në rrjete sociale, duke iu dëshiruar suksese në angazhimet e tyre të mëtutjeshme katër nëpunësve administrativ.
Kisha nderin që të ndaj gjithsejt 4 vendime për punësim për nëpunës administrativ, 3 tre nga të cilët janë përmes shpalljes publike dhe një përmes procedurës interne për avancim.
Nëpunësve të rinj Ju dëshirojmë sukses në punë dhe në angazhimet e tyre konform vendit të punës dhe fushëveprimit të detyrave dhe obligimeve në bazë të dispozitave ligjore dhe sistematizimit të vendeve të punës.