
Real Madridi i ka dërguar urimet e tij rivalit të përjetshëm, Barcelonës, për fitimin e titullit të La Ligës për sezonin 2024/25.
Barcelona fitoi mbrëmë (e enjte) ndaj Espanyolit me rezultat 0-2 për të fituar matematikisht titullin për këtë edicion, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur.
Ky është titulli i 28-të të Barcelonës në histori të La Ligas, por ata janë ende prapa Real Madridit, i cili ka 36 tituj në La Liga.
Megjithatë, përkundër rivalitetit të madh dhe urrejtjes mes vete, Real Madridi e përgëzoi Barçën për titullin e fituar.
“Urime FC Barcelona për fitoren e La Ligës 2024-2025”, shkruhet në paragrafin e Los Blancos në postimin e tyre në platformën X.



