LajmeRajon

Kallas: Presim normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas në një deklaratë për media para nisjes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian ka folur për temat që do t’i diskutojnë.

Ajo nga gazetarët u pyet edhe se çfarë pret nga dialogu Kosovë-Serbi.

“Pak kohë më parë kemi emëruar përfaqësuesin e ri të Posaçëm për Dialogun, presim normalizimin e marrëdhënieve, sigurisht”, tha ajo.

Kallas foli edhe për sanksionet ndaj Rusisë si dhe për vendosmërinë e Bashkimit Evropian për të qëndruar pranë Ukrainës. /Telegrafi/

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk