LajmeMaqedoni

116 gjoba për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se mbrëmjen e kaluar në periudhën prej orës 21:00 deri në ora 24:00, ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e vozitësve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuara, me çrrastë janë gjobitur 116 vozitës.

Prej tyre, katër automjete udhëtonin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe dy automjete me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Në të njëjtën kohë, 83 drejtues mjetesh kanë tejkaluar shpejtësinë në qytet dhe 33 jashtë mjediseve urbane.

Show More

Related Articles

Back to top button