Ish Presidenti Ilir Meta akuzoi sot kryeministrin Edi Rama dhe kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla pas publikimit të një letre të Autoritetit të Dosjeve ku emri i tij përmendet si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
Duke folur në një konferencë për shtyp nga Partia e Lirisë, ai e quajti Ramën një të sëmurë psiqik, ndërsa Nikollën “një pulë pa dinjitet”
Për Ramën
Emrat e tyre do gdhenden në shtyllën e turpit. Për nevojat e një të sëmuri psiqik dhe deleve të Kuvendit. Qenka shqetësuar gjithë populli për I.M që ka ardhur Ilir Meta se ka dëmtuar dikë në 88 dhe 89. E kuptoni çfarë më mjerimi është për ta. Ku ka më autoritet Dosjesh? Të bëjnë ligj për një person? Kush i ka penguar, ata e dinë si është puna e I.M apo I.M-ve për këtë lojë që po hapin do e mbajnë ata përgjegjësinë.
Për Nikollën
Asnjë komunikim nuk kam pasur unë me autoritetin e dosjeve. Derisa sa del ajo pula e Kuvendit aty se gjë pa dinjitet është, del aty e u thotë shqiptarëve ne do zbulojmë I.M, turp i madh faqe e zezë se di a ka në personalitet këta njerëz? Ajo po të kishte shqetësim të bënte një telefonatë, se unë e kam respektuar. Po ca do presësh me mesatare 5 pikë ca e mbani mend si e këputën studentët?