LajmeMaqedoni

ASH e Taravarit: Të miratohet Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, pastaj të dërgohet në Komisionin e Venecias

Aleanca për Shqiptarët ka shprehur shqetësimin për zvarritjen e miratimit të Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat në institucionet shtetërore. Partia kritikon planin e qeverisë, për ta dërguar fillimisht ligjin në Komisionin e Venecias, duke e cilësuar këtë si taktikë bllokuese nga VMRO-DPMNE dhe partnerët e koalicionit VLEN. Aleanca kërkon që ligji të miratohet fillimisht në Kuvend dhe më pas t’i nënshtrohet vlerësimit ndërkombëtar, për të garantuar barazinë dhe shmangur keqpërdorimet politike.

“Kjo është një praktikë e rrezikshme që mund të krijojë zbraztirë juridike, në një moment kur vendi ka nevojë për garanci të qarta për përfaqësim të drejtë të të gjitha komuniteteve”, shtojnë nga ASH.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk