LajmeRajon

U akuzua se nuk reagoi, Kurti: Prej momentit të arrestimit të Arbnor Spahiut jemi angazhuar maksimalisht që ai të lirohet

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është kritikuar sot për mungesë të reagimit lidhur me arrestimin e ish-policit të Kosovës, Arbnor Spahiu, i cili ditë më parë u ndalua në Serbi.

Kurti në një postim në Facebook ka shkruar se sjellja jonormale e Serbisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, nuk duhet dhe nuk do të pranojmë të normalizohet.

“Prej momentit të arrestimit të shtetasit tonë, Arbnor Fatmir Spahiu, nga autoritetet serbe në pikën kufitare Hungari-Serbi, institucionet tona janë angazhuar maksimalisht që ai të lirohet sa më parë.  Sjellja jonormale e Serbisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, nuk duhet dhe nuk do të pranojmë të normalizohet”, shkruan Kurti.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk