Taravari: Valbon Limani nuk është kandidat, është kryetari i ri i Gostivarit

Arben Taravari, kryetari i krahut të Aleancës për Shqiptarët,deklaroi mbrëmë në tubimin qytetar “Takohemi në Gostivar”, se Valbon Limani, kryetari aktual i Komunës së Gostivarit, do të jetë kandidati për një mandat të dytë.
Taravari sqaroi se Limani nuk do të rikandidojë ,por do të jetë kryetar I ri i Gostivarit.
“Nga këtu po ju them qartë:Valbon Limani nuk është kandidat ,por ai do të jetë kryetari I ri i Gostivarit”,tha Taravari,duke lënë të kuptohet se Limani nuk do të zëvendësohet nga një emër I ri ,por që gjithsesi vjen si vazhdimësi e vizionit të Aleancës.
Taravari gjithashtu reagoi ndaj zërave që qarkullonin për kandidimin e Limanit,duke I cilësuar si përpjekje për ta penguar atë.Ai kritikoi kolegët e tij të partis,Azir Aliu dhe Arben Fetain ,të cilët kanë qendruar në koalicionin qeveritar dhe ,sipas tij,kanë vepruar në kundërshtim me interes të shqiptarëve.
“Le të kandidojë njëri në Gostivar ,tjetri në Likovë.Nëse ndonjëri prej tyre merr më shumë vota se unë ,unë do të tërhiqem nga politika “u shpreh me vendosmëri Taravari.
Në fund,ai theksoi nevojën që Aleanca për Shiptarët të luaj një rol kyç në skenën politike,duke mos lejuar që shqiptarët të mbesin të përfaqësuar nga faktorë të dobët në qeveri.



