LajmeMaqedoni

VMRO-DPMNE denoncon Xhaferin në komision/ Çfarë dënimi mund t’i shqiptohet kryeparlamentarit?

 Grupa e deputetëve të VMRO-DPMNE-së sot në Kuvend do të ngritë padi deri te Komisioni për Çështje të Imunitetit dhe Regullores, kundër kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, për audioinçizimin ku dëgjohet sikur bërtet dhe ofendon të punësuarit në Kuvend.

Padia është përshkak shkeljes së kodit etik të deputetëve nga ana e kretarit të Kuvendit, dhe siç thonë nga VMRO-DPMNE, do të dorëzohen edhe dëshmi, por edhe dëshmitarë për incidentin me Xhaferin. Sipas informacioneve nga grupa e deputetëve, përpos audio inçizimit ku dëgjohet Xhaferi, në komision si dëshmitarë do të thiren edhe tre apo katër të punësuar të cilët atë moment kanë qenë në sallë. Për këtë kërkesë, seancë duhet të caktojë Panço Minov.

Minov është përgjigjur se Komisioni do të debatojë veëtm nëse mer denoncim nga ndonjë deputet.

Varësisht nga vlerësimi i anëtarëve të komisionit, mund të shqiptohet thjeshtë një paralajmërim ose t’i pezullohet puna Xhaferit në afat prej një muajve./Zhurnal.mk/

Show More

Related Articles

Back to top button