Një kapitull i ri ka nisur për Christian Eriksen, i cili do të veshë fanellën me numrin 14 të Manchester United.
Klubi anglez e ka bërë zyrtare këtë gjë duke postuar një foto në llogaritë e tyre sociale.
“Është një 10 por do të vesh numrin 14”, është shprehur klubi. Eriksen luajti gjysmën e sezonit të kaluar në Premier League, me ekipin e Brentford dhe dukej sikur nuk kishte pushuar aspak nga futbolli, pasi forma e tij ishte e mahnitshme./ h.ll/albeu.com/