Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot ka zhvilluar takim me kryeministren e Republikës së Serbisë, Ana Bërnabiq.
“Kryeministri Kovaçevski dhe kryeministrja Bërnabiq në këtë takim, ku morën pjesë zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Jashtëm Bujar Osmani, rikonfirmuan marrëdhëniet tradicionalisht të mira bilaterale, të cilat po forcohen edhe më shumë nga viti në vit përmes dialogut politik intensiv dhe miqësor të konfirmuar nga takime të rregullta dhe të shpeshta dhe vizita të nivelit të lartë”, thonë nga shërbimi për media i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Kovaçevski theksoi se përmirësimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve vazhdon në drejtim të thellimit të marrëdhënieve me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik.
Rëndësi të veçantë, u tha në takim, ishte ndihma dhe mbështetja nga Republika e Serbisë gjatë krizës së KOVID-19 kur ky vend ndihmoi në përballimin e pandemisë me vaksina dhe ndihma të tjera mjekësore.
Në takimin me kryeministrin e Republikës së Serbisë, Kovaçevski falënderoi për heqjen e ndalesës për eksportin e drithërave dhe vajit për gatim, me çka tregoi mirëkuptim dhe solidaritet si pjesë e përkushtimit të tij për bashkëpunim në rajon.
Kovaçevski dhe Bërnabiq, theksuan komunikimin dhe partneritetin në nivelin më të lartë në kuadër të Iniciativës për Ballkanin e Hapur si një shtysë shtesë për bashkëpunimin rajonal, fqinjësinë e mirë dhe zbatimin e vlerave evropiane në rajonin tonë.
Kovaçevski dhe Bërnabiq vlerësuan se nisma duhet të vazhdojë të funksionojë si platformë për bashkëpunim rajonal në të gjitha nivelet, duke theksuar se ftesa në Samitin e ardhshëm të Ballkanit të Hapur në Ohër është e hapur për pjesëmarrjen e vendeve të tjera të rajonit, gjë që do të jetë një përfitim më i madh për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor.
Në takim u bisedua edhe për gatishmërinë e të dyja palëve për organizimin e seancës së tretë të përbashkët të dy qeverive si një shtysë pozitive për zhvillimin dhe intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit, veçanërisht në bashkëpunimin ekonomik.
Serbia është partneri i tretë tregtar më i madh i Maqedonisë së Veriut dhe kryeministrat Kovaçevski dhe Bërnabiq deklaruan se vlera totale e këmbimit tregtar prej mbi 1 miliardë dollarë, e cila u rrit gjatë pandemisë është shenjë e qartë se bashkëpunimi ekonomik duhet të vazhdojë të përmirësohet me takimet të vazhdueshme B2B dhe forume biznesi, si dhe rrjete të përbashkëta për të hyrë në tregje të treta.
Si veçanërisht të rëndësishme për lidhjen e rajonit u vlerësuan autostradat dhe hekurudhore infrastrukturore në Korridoret 10 dhe 8.